NËNSHTRESA NË TRI KËNGË TË CIKLIT TË KOSOVËS

Abstrakt
Objekti i këtij studimi janë tri këngë të ciklit epik të Kosovës, të lëndëve serbe, hercegovinase dhe shqiptare, informacionet e të cilave i kam seleksionuar dhe krahasuar me tekstet historike mesjetare relative ndaj Betejës së parë të Fushë Kosovës në vitin 1389 dhe historisë bizantine të kalimshekujve VI-VII. Paralelet, e paraqitura në numër të lartë, me historinë bizantine janë shpjeguar me hipotezën e ekzistencës së një procesi transpozimesh mes të dhënave, përgjithësisht të rrafshit onomastik, në raport me konfliktin e fundshekullit XIV dhe një strukture të mëhershme epike të ndërtuar për transmetimin e
historisë së rënies nga pushteti të dinastisë së justinëve. Njëkohësisht përmbajtja nënshtresore bizantine mundëson shpjegimin e të gjitha pasaktësive historike dhe motiveve irracionale prezente në të tri këngët.


Fjalët çelës: Beteja e Kosovës, epika, car Lazari, Murik Tiberi, historia bizantine, studim krahasues.